Shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë

14 Prill 2022 | 07:35

Sot në Kosovë shënohet Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në vend.

Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe.

Më 14 prill të vitit 1999, Vasfije Krasniqi u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe. Ajo është gruaja e parë shqiptare në Kosovë e dhunuar seksualisht që ka dalë hapur për të folur mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të.

Deri tani në Kosovë llogariten rreth 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale nga forcat serbe.

Për të shënuar këtë ditë do të zhvillohet një ekspozitë për të ilustruar shpresat dhe nevojat e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku më pas presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të dalë në deklaratë për mediat.

Kjo ditë u propozua nga Vjosa Osmani, dhe shënohet nën patronazhin e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026