Sherri në Këshillin Bashkiak, PL: Ishte planifikuar gjakderdhje! Meta sulmon Dumanin
Partia e Lirisë e ka quajtur një plan për gjakderdhje, sherrin fizik në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, të hënën pasdite.
Tedi Blushi i cili u grushtua me Halit Valterin e PS-së, foli për një skenar të parapërgatitur.
“Ka qenë e planifikuar dhe është planifikuar që në atë seancë të kishte gjakderdhje. Këtë e them me bindje, sipas burimeve shumë të sigurta policore. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë i veshur me antiplumb dhe brenda në sallë ka pasur persona të armatosur dhe civilë”,-tha Tedi Blushi.
Ilir Meta, duke marrë në mbrojtje krahun e tij të djathtë, sulmoi sërish kreun e SPAK.
“Edhe analfabet të ishte ti nëse do kishe një gram dinjitet, Erion Veliaj do të ishte në burg edhe vetëm për këtë shkresë. Se ti Ramoviçit nuk ke çfarë ti bësh”,-tha Ilir Meta.
Mbledhja e këshillit bashkiak të hënën dështoi, pas tensioneve në sallë. Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i hodhi Veliajt një tufë me letra, ndërsa më pas u konfliktua fizikisht me Halit Valterin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit