Shfaqen 10 filma të shkurtër në natën e parë të festivalit në Dropull

25 Gusht 2021 | 14:18

Ashtu siç e do tradita e shqiptarit, mysafirët e festivalit të parë ndërkombëtar të filmit të shkurtër në Dropull u mikpritën nga banorët e zonës me një ëmbëlsirë mirëseardhjeje.

Mbrëmja e festivalit të filmit të shkurtër në Dropull mblodhi përreth banorët e zonës, të cilët si fillim shijuan grupin polifonik të Dropullit të Sipërm dhe vallet tradicionale nga të rinjtë e zonës.

Festivali i sjellë nga drejtori Kosta Zhonga me filma shqiptarë dhe greke do të shfaqet për publikun deri më 26 gusht.

Në konkurrim për të tirja netët janë 20 filma.

“Në konkurrim sot janë 10 filma, 2 janë nga Shqipëria dhe 8 nga Greqia. Kemi një koncert simfonik përpara dhe transmetimin e filmave fitues Ditën e tretë të festivalit”, u shpreh Kosta Zhonga.

Regjisori dhe producenti shqiptar, Esat Musliu pjesëmarrës në festival edhe si juri, thotë se ngjarje të tilla artistike duhet të sillen edhe më shumë për publikun.

“Është një popull i mrekullueshëm, shumë i dashur për artin, shumë i dëshiruar të shoh gjithmonë vlera artistike, te cilat sigurisht në këto kohë të turbullt pandemie edhe luftërash botërore njerëzit janë të tronditur dhe njerëzit duan” deklaroiEsat Musliu, regjisor, skenarist dhe producent shqiptar.

Gjatë tre ditëve të festivalit të filmit, për qytetarët është hapur edhe një ekspozitë nga piktori Jorgo Miçi me 30 punime në penë te kishave dhe manastireve të Dropullit të Sipërm.

Në ekspozitë ka edhe punime të fëmijëve  nga qendra “Madi Art”.

Përpos filmave qe shfaqen përgjatë këtyre tre netëve, fëmijët e zonës së bashku me regjisorin Joan Zhonga po punojnë çdo mëngjes për realizimin e një filmi të animuar me plastelinë, film i cili do shfaqet në mbrëmjen e 26 gushtit, finalen e festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër në Dropull.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026