Shfaqi sjellje të papërshtatshme në Qafë-Thanë, pezullohet nga detyra inspektori
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën një qytetar denoncon sjelljen e papërshtatshme të një punonjësi policie në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Korçë ka reaguar menjëherë duke marrë masa konkrete.
Sapo është njohur me ngjarjen, Drejtori i DVKM Korçë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë që shfaqet në video, inspektor R. S.
Paralelisht, ndaj tij është nisur një hetim disiplinor, i cili parashikon masa për rastet kur punonjësi i Policisë kryen veprime që cenojnë rëndë figurën e tij, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.
Materialet lidhur me këtë rast i janë referuar gjithashtu Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila do të vijojë me një hetim më të thelluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta