Shfrytëzonte për prostitucion një vajzë të re, arrestohet 37-vjeçarja në Fier

23 Janar 2024 | 10:49

Një 37-vjeçare në Fier ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion një 24 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se lidhur me këtë rast u proceduan penalisht edhe 4 persona të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë sipas Policisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Njoftimi i Policisë:

Fier-Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Operacioni, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe nga Prokuroria e Fierit.

Shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 37-vjeçarja.

Procedohen penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast.

Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F. A., 37 vjeçe, banuese në Fier.

37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026