“Shi dhe reshje dëbore!” Lajda Porja: Ja si mbyllet fundi i shkurtit

24 Shkurt 2025 | 10:00

Meteorologia Lajda Porja tha këtë të hënë në Euronews Albania se ditët e fundit të shkurtit pritet të jenë me mot të paqëndrueshëm. Ajo tha se parashikohet që të kemi vranësirë dhe rreshje shiu në pjesën e dytë të ditës.

“Kjo java e fundit e shkurtit do të jetë e paqëndrueshme. Vranësirat kanë qenë prezente që ditën e diele dhe mëngjesin e sotëm kanë filluar pikat e para të shiut. Pjesa e dytë e ditës do ketë reshje shiu, të cilat do të jenë më prezente në jug të vendit, ku nuk do të mungojnë rrebeshe të izoluara.

Zona të thella malore do kenë reshje në formën e borës, për shkak se tashmë mëngjeset kanë filluar të ngrohen. Reshjet gjithashtu do të jenë prezente edhe të mërkurën, ndërsa të enjten pritet të kemi një ndërprerje të tyre. Ndërkohë e premtja dhe fundjava do të jenë sërish me shi”,-tha Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026