Shi raketash në Ukrainë; rusët nuk ndalen, sulmojnë qytete e fshatra

10 Korrik 2022 | 09:49

Raketat ruse shkaktuan në 24 orët e fundit dëme të konsiderueshme në një seri qytetesh dhe fshatrash në lindje dhe jug të Ukrainës.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, katër civilë humbën jetën në Siversk, një qytet në rajonin e Donjeckut, ku luftimet së fundmi janë ashpërsuar.

Zyrtarët vendas raportuan edhe sulme të tjera në Kharkiv, në veri të vendit, Mikolaiv, në jug dhe Krivi Rih, një qytezë jugore në veri-lindje të Mikolaivit.

“Në vetëm një ditë Rusia sulmoi Mikolaivin, Kharkivin dhe Krivi Rihun, komunitete të rajonit Zaporizhia. Raketat goditën qëllimisht një zonë të banuar, duke shkatërruar shtëpi dhe duke marrë jetë njerëzish. Sulmet brutale ruse në Donbas nuk po ndalen qoftë edhe për një ditë, duke goditur qytetet Sloviansk, Bakhmut dhe Avdijivka. Akte të tilla terroriste mund të ndalen vetëm me armatime moderne e të fuqishme”, tha Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.

Forcat ukrainase po mbrojnë me vendosmëri Mikolaivin, një qytet strategjik me lum, që ka dhe një aks të rëndësishëm drejt qytetit-port të Odesës, që është dhe vatra e eksporteve ukrainase. Megjithatë, anijet ruse vazhdojnë t’i ndalojnë ato ukrainase që të nxjerrin jashtë grurin.

Ndërkohë, zëvendës kryeministrja ukrainase Irina Vereshçuk u ka bërë thirrje banorëve që të largohen nga pjesët e pushtuara të Khersonit dhe Zaporizhias, në jug të vendit, një apel ky që paralajmëroi kundërsulme nga ana e trupave ukrainase.

Aktualisht, rusët po përpiqen të pushtojnë qytetin e Khersonit, por trupat ukrainase kanë rimarrë nën kontroll disa zona.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026

Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion...
17:49 | 17/07/2026

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA

Shtatë punonjës amerikanë që ishin në Kongo për të luftuar shpërthimin e Ebolës po karantinohen në një strukturë të re izolimi në Kenia, pasi qeveria amerikane vendosi...
17:26 | 17/07/2026