Shifrat alarmante, KE forcon ligjet kundër abuzimit me të miturit
Shifrat janë të frikshme. Vetëm në vitin 2021, në mbarë botën u raportuan 85 milionë foto ose video që tregonin fëmijët të binin pre e abuzimeve seksuale. Për të luftuar fenomenin, që u përkeqësua gjatë pandemisë, Komisioni Evropian propozoi të mërkurën forcimin e ligjeve të tij.
“Raportimet për foto dhe video të fëmijëve të abuzuar në territorin e Bashkimit Evropian është rritur me 6 mijë për qind në 10 vitet e fundit. Sa i takon materialeve të raportuara globalisht, 90% e rasteve janë verifikuar brenda BE-së”, thotë Ylva Johansson, komisionere e BE-së për Punët e Brendshme.
Me propozimet e tij, Komisioni kërkon të lëvizë nga një sistem zbulimi vullnetar i përmbajtjeve ilegale në një procedurë të detyruar. Ofruesit e internetit dhe platformat digjitale do të duhet të monitorojnë rrezikun e keqpërdorimit të shërbimeve të tyre.
Kompanive do t’u duhet të konstatojnë dhe raportojnë materiale të tilla në një qendër të re evropiane, dedikuar luftës ndaj abuzimit seksual të të miturve. Përmbajtje të tilla duhen hequr sa më parë të jetë e mundur. Grupet e të drejtave të fëmijëve mirëpritën masat.
“Po jetojmë në një kohë dhe epokë kur fëmijët po lidhen me internetin në një moshë shumë të vogël. Aktualisht po e shohim në Belgjikë, por në fakt është një fenomen botëror trendi i rënies së moshës së përdorimit të smarphone-ve nga 12 në 8 vjeç. Kjo ka një impakt të madh mbi mënyrën se si fëmijët merren me internetin dhe mënyrën se si ata duhet të shmangin rreziqet”, shprehet Niels van Paemel, nga shoqata Child Focus.
Sidoqoftë, ofruesit e internetit dhe platformat po ngrenë shqetësime për privatësinë. Komisioni bën thirrje për përdorimin e të gjitha mjeteve për adresimin e këtyre problemeve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ballkani Perëndimor të anëtarësohet me dy faza në BE, sipas ekspertit
- Von der Leyen dhe Macron, pro reformimit të Bashkimit Evropian
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve