Shifrat/ Tregu i sigurimeve mbyll 2024 me 22 mld lekë arkëtime

29 Dhjetor 2024 | 15:35

Kompanitë e sigurimeve kanë arkëtuar këtë vit 22 mld lekë, nga kontratat e makinave, pronave dhe shëndetit. Në raport me vitin e kaluar, ky treg është zgjeruar me 10%.

Siguracioni i makinave u ka kushtuar shqiptarëve, 13.4 mld lekë deri në muajin nëntor. Shuma që kanë mbledhur kompanitë e sigurimit është 8% më e lartë se ajo e vitit të kaluar.

Edhe sigurimi i jetës dhe pronës kanë njohur rritje në vlerë dhe në total bashkë me policat e detyrueshme të makinave, janë 22 mld lekë të grumbulluara gjithësej.

Shoqëritë e sigurimeve regjistrojnë këtë vit, 1 440 000 kontrata, me një rritje rreth 10% në raport me vitin e kaluar, falë edhe shtimit të mjeteve të cilat janë hedhur në qarkullim në vendin tonë këtë vit.

Nga ana tjetër, edhe dëmshpërblimet që morën individët u rritën në vlerë, ku vetëm ato për dëmet nga aksidentet me makina ishin 5.7 mld lekë.

Në vendin tonë sigurimi është i detyrueshëm për mjetet motorike, ndërsa për shëndetin dhe pronat zgjedhja është vullnetare. Tek këto të fundit, interes ka pasur kryesisht për sigurimin e pronave, nxitur edhe nga frika e tërmetit, zjarrit apo përmbytjeve.

Sipas strukturës, sigurimi i jetës dhe shëndetit zë vetëm 8% të tregut ndërsa makinat dhe pronat dominojnë me 92% të vëllimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026