“Shihni veprën time përpara se të vdes”- Piktori 95-vjeçar kërkon vëmendje
Një artist 95-vjeçar, që nuk kishte pikturuar kurrë derisa doli në pension, ka prezantuar veprat e tij për herë të fundit.
Disa dhjetëra piktura vaji të Thomas McGoran janë shfaqur në një qendër tregtare në Glasgou të Skocisë.
Ai është ende aktiv për të qenë i pranishëm çdo ditë në galerinë e tij dhe shpreson që publiku t’i shijojë veprat, po aq sa i shijoi ai duke i pikturuar.
“Ky është shansi i fundit që bota të shohë pikturat e mia. Kur të mos jem më, pikturat do të vazhdojnë të qëndrojnë këtu, me secilën prej tyre që tregon një histori”, është shprehur McGoran.
Ishte një dhuratë për pensionin e bërë nga bashkëshortja e tij në vitin 1988, që e shtyu artistin të niste të pikturonte.
Siç ka thënë edhe vetë ai, procesin e perfeksionimit të artit të pikturës e nisi me parimin “provo dhe gabo”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta