Shitnin kokainë në lagje dhe lokale të Korçës, arrestohen 2 vëllezërit

16 Maj 2025 | 12:37

Policia e Korçës ka arrestuar dy vëllezër, me iniciale R. D., 30 vjeç, dhe A. D., 24 vjeç, nën akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Forcat e Policisë ndaluan automjetin ë lagjen nr. 14 të qytetit, me të cilin lëviznin të dyshuarit. Gjatë kontrollit të mjetit dhe atij fizik, u gjet një sasi e lëndës së dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza dhe e gatshme për shitje. Kontrollet të mëtejshme në banesat e të arrestuarve çuan në zbulimin e një sasie shtesë të kokainës.

Në total, si prova materiale janë sekuestruar 41.1 gramë kokainë, 3 aparate celularë dhe një automjet që përdorej për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Sipas Policisë së Shtetit, njëri nga të arrestuarit, R. D., ka qenë më parë i dënuar për të njëjtën vepër penale, ndërsa vëllai i tij, A. D., ka qenë i dënuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026