Shiu përmbyt Durrësin, qytetarët: Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje

12 Mars 2024 | 17:31

Një rebesh shiu për pak minuta mjaftoi që rrugët e Durrësit të përmbyteshin. Qytetarët tregojnë se kjo situatë ndodh sa herë ka reshje, ndërsa nga pushteti vendor nuk është marrë asnjë masë.

Stuhia e fortë, e shoqëruar nga rrebeshe dhe era e fuqishme, shkaktoi përmbytjen e shumë rrugëve.

Situata më problematike u paraqit në akset rrugore të lagjes nr.18, zona afër stadiumit “Niko Dovana”, në qendër të qytetit, në rrugën “Taulantia”, në lagjen nr.1, në Shkozet e Plazh.

Kështu, rritja e nivelit të ujit në rrugë vështirësoi lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Për qytetarët, kjo është tashmë një panoramë mëse normale.

“Durrësi historikisht është përmbytur nga shiu”, tha për Euroneës Albania një burrë.

Si shkaqe, qytetarët numërojnë dy.

“Nuk kanë bërë kanalizime, e para kjo. E dyta, edhe ato që janë, nuk i pastrojnë, t’i mirëmbajnë”, tha më tej ai.

“A e ke parë atë filmin ‘Bashkia e P…?’”, shtoi ai.

“Ai mendonte, që të punonin të gjithë nga 1 vit. E bëre ti këtë herë punën? Nuk doli sakllam, pas teje vij e bëj unë e prapë e saktë nuk del”, tha më tej ky burrë.

Kjo situatë përsëritet vit pas viti në qytetin bregdetar, por deri më tani ende nuk ka asnjë ndërhyrje nga pushteti vendor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026