Shkaktoi zjarr në një pronë publike, arrestohet 67-vjeçari në Cërrik
Një 67 vjeçar ka përfunduar në pranga mëngjesin e kësaj të hëne. Ai dyshohet se ndezi një zjarr pranë stanit të tij në fshatin Kamunah, bashkia Mollas, por flakët janë përhapur e për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre.
Njoftimi i policisë:
Ndezi zjarr në fshatin Kamunah dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi shtetasin N. M., 67 vjeç, banues në fshatin Mollas.
67-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr pranë stanit të tij, në fshatin Kamunah, bashkia Mollas, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre (pronë publike).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta