Shkatërrim në Hawaii nga zjarri, dëmet materiale 6 miliardë $
Me bilancin e të vdekurve që u ngjit në 93, zjarret masive në Hawaii janë kthyer në më fatalet në historinë e Shteteve të Bashkuara në më shumë se një shekull.
Shumë organizata, por edhe individë po ofrojnë ndihmë për qytetarët që kanë humbur gjithçka përveçse jetët e tyre. Ushtria amerikane po koordinon përpjekjet humanitare në të gjitha zonat e prekura nga flakët.
Shumë hauajanë po jetojnë në kampe të improvizuara. Ndërkohë, disa qindra të tjerë konsiderohen të humbur, me njerëzit që dëshpërimisht po kërkojnë familjarët dhe miqtë e tyre.
“Ky kamp është shtëpia ime tani. Më kanë dhënë ujë dhe ushqim, nuk janë shumë, por mjaftueshëm për të mbijetuar”-shprehet qytetarja.
Ndërkohë, guvernatori i ishujve Hauai, Josh Green ka bërë thirrje që koha të shfrytëzohet për të ndihmuar njerëzit, për të rindërtuar shtëpitë dhe për t’u dhënë mundësi agjencive ligjzbatuese të hetojnë.
“Në kohën e duhur do të mund të zbulojmë nëse mund t’i kishim mbrojtur më mirë njerëzit. Prandaj po rishikojmë gjithçka dhe duam ta bëjmë këtë në mënyrën më transparente. Por gjërat ishin të komplikuara nga fakti se zjarret në këtë ishull të bukur ishin të shumëfishta”- theksoi Josh Green, guvernator i ishujve Hawaii.
Dëmet materiale llogariten mbi 6 miliardë dollarë dhe ky është vetëm një vlerësim paraprak. Presidenti Joe Biden deklaroi të dielën se po shqyrton mundësinë që të vizitojë ishujt.
Por guvernatori vuri në dukje se kreu i shtetit zakonisht lëviz me një ekip të madh, gjë që mund të shkaktojë probleme në zonat e prekura nga zjarret.
LEXONI GJIThASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë