Shkatërrohen 15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson
Në mes të prodhimit të vaksinës Johnson & Johnson që po shpërndahet momentalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërsa ka marrë aprovimin edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave, së fundmi përkatësisht 15 milionë doza të vaksinës anticovid të kësaj kompanie u shkatërruan si pasojë e një gabimi.
Kompania sqaron në një deklaratë të bërë në faqen e saj zyrtare se dozat u shkatërruan nga një përzierje e përbërësve në një fabrikë prodhimi në Baltimore, “Emergent BioSolutions”.
“Dozat nuk plotësonin standardet e cilësisë. Me vaksinat që janë dorëzuar tashmë dhe që u prodhuan në Holandë, nuk ka asnjë problem.” – shkruhet në deklaratën e kompanisë Johnson & Johnson.
Gjithashtu kompania ka bërë të ditur se gabimi mund të vonojë dërgesat e ardhshme të kësaj vaksine dhe dhjetëra miliona doza që ishin menduar të dërgoheshin në prill, pra me shumë gjasë nuk do të mund të dërgohen më në afatin e përcaktuar.
Por nga ana tjetër ky problem nuk do të ndikojë në afatin kohor të administrates së presidentit amerikan Joe Biden, për të patur doza të mjaftueshme vaksinash për popullsinë e Shteteve të Bashkuara deri në fund të majit.
Krahas kompanisë Johnson & Johnson edhe kompanitë e tjera farmaceutike që kanë prodhuar vaksina anticovid po hasen me një vonesë në shpërndarjen e medicamentëve.
Megjithatë ndërsa bota po përjeton një vonesë të tillë kompanitë partnere Pfizer dhe BionTech ka paraqitur disa të dhëna të fundit lidhur me vaksinën anticovid që kanë prodhuar dhe po shpërndajnë.
Sipas studimit që kompanitë kanë bërë duket se vaksina parandalon 91% të rasteve 6 muaj pasi personat imunizohen me medikamentin.
Ky studim paraqet se edhe personat nga 80 deri në 90 vjeç prodhojnë nivele të larta të antitrupave, pasi marrin 2 dozat e kësaj vaksine.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë