Shkatërrohen fabrikat e duhanit të paligjshëm në Spanjë, 27 ukrasinas të arrestuar
Policia në Spanjë ka shkatërruar një bandë që drejtonte tre fabrika ilegale të duhanit ku refugjatët ukrainas punonin në kushte të këqija.
Si rezultat i operacionit 27 persona janë arrestuar.
Banda dyshohet se kishte kontrabanduar sasi të mëdha duhani të kthyer në cigare të falsifikuara.
Fabrikat mund të prodhonin më shumë se gjysmë milioni paketa cigaresh në ditë, të cilat shiteshin në të gjithë Spanjën dhe jashtë saj.
Policia tha se ukrainasit, të cilët kishin ikur nga pushtimi rus në vendin e tyre, jetonin në strehimore.
Ata punonin me orë të tëra dhe nuk largoheshin, për të shmangur zbulimin, pasi disa kishin hyrë ilegalisht në vend.
Ndërkohë, bosët e organizatës gëzonin një “jetë luksi’. Dyshohet se ata pastronin para për operacionin e tyre të kontrabandës së duhanit.
Autoritetet konfiskuan produkte duhani me vlerë 37.5 milionë euro (41 milionë dollarë; 33 milionë £), automjete luksoze, bizhuteri dhe sasi të mëdha parash gjatë bastisjes së tyre. Më shumë se 20 shtëpi, ndërtesa industriale dhe dyqane u kontrolluan.
Hetimi mori ndihmë nga agjencia evropiane e policisë Europol.
Sipas Kombeve të Bashkuara, ka rreth tetë milionë refugjatë ukrainas të regjistruar në të gjithë Evropën, të cilët u larguan nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022. Më shumë se 160,000 janë në Spanjë.
LEXONI GJITHASHTU:
- U denoncuan të humbura në Dibër, gjenden në Tiranë tri të miturat
- Me 6 emigrantë të paligjshëm në mjet, arrestohet drejtuesi
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë