U denoncuan të humbura në Dibër, gjenden në Tiranë tri të miturat

22 Janar 2023 | 22:44

Pas denoncimit të bërë në policinë e Dibrës se tre vajza të mitura kanë humbur kontaktet me familjarët kanë reaguar uniformat blu.

Pas kërkimeve, tri të miturat gjenden në Tiranë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merren në pyetje.

Bëhet me dije se denoncimi u bë nga prindërit e tyre L.P., dhe M.., të cilët kishin deklaruar se vajzat ishin larguar pa adresë nga shtëpia.

Njoftimi i policisë

Me datë 22.01.2023, rreth orës 19.30,  në  Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallzim shtetasit :

L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura.

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e tre shtetasve të mitura në Tiranë, të cilat janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1.

Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026