Shkatërrohet banda e kokainës në Belgjikë, dënohen tre shqiptarë
Një 34-vjeçar shqiptar i identifikuar si E.A është dënuar me katër vite burg, pasi akuzohet si drejtues i një bande droge, e cila vepronte në një kafene në Ostend, Belgjikë.
Pas apelimit që ka bërë mësohet se ai do të kryejë vetëm dy vite burg. Ndërkohë një 38-vjeçar pjesë e bandës u dënua me 5 vite burg por që do të kryejë vetëm 3 vite.
Në vitin 2018, prokuroria kreu një hetim për shitjet e dyshuara të drogës nga një biznes hotelerie në Gistel.
Hetuesit nuk kanë mundur të vërtetojnë dyshimet e tyre, por kanë pikasur shqiptarët E.V 38-vjeç dhe E.A 34 vjeç.
Sipas gjykatës, ata ishin në krye të një bande që shiste kokainë dhe kanabis, kryesisht në Ostend, por edhe në Middelkerke, Bredene, Koekelare, Gistel, Torhout dhe Bruges.
E.V doli të rregullonte punët e tij nga një kafene përgjatë Torhoutsesteenweg në Ostend dhe angazhoi vëllanë e tij më të vogël për të shitur drogë përmes nën-tregtarëve, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa E.A përdori kushëririn e tij për të marrë drogën në Bruksel. Më 21 nëntor 2018, ai u kap përgjatë E40 në Jabbeke me 200 gramë kanabis dhe 160 gramë kokainë në makinën e tij. Banda merrte gjithashtu drogë në Holandë dhe në Kosta Rika.
Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se një tjetër anëtari të bandës fillimisht iu dhanë tre vjet por dënimi i tij u reduktua në dy vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rritet numri i njerëzve që punojnë nga shtëpia në Bashkimin Europian
- Peleshi: Nga janari 7 mijë ushtarakëve do u rritet paga me 7%
Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz