Peleshi: Nga janari 7 mijë ushtarakëve do u rritet paga me 7%

10 Nëntor 2022 | 09:46

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga foltorja e Kuvendit bëri me dije lajmin se nga janari i vitit 2023 pagat e ushtarakëve do të rriten me 7%.

Më tej ai tha se nga kjo pagë do të përfitojnë 7 mijë ushtarakë.

Ai foli dhe për eksportet bujqësore ku tha se objektivi është që të sigurojnë 1 miliardë eksporte bujqësore.

“E ka dyfishuar buxhetin, ka shtuar 3 mld në buxhet sepse pot ë mos ishin ato 3 mld dollarë në buxhet nuk mund të përballonim dot kostot e luftës. Kemi shkuar në gjysmë miliardë dhe jemi drejt objektivit për të siguruar 1 miliardë eksporte bujqësore. Kjo na bën që një pjesë e mirë e produkteve bujqësore që konsumohen nga familjarët dhe që përbëjnë një pjesë të mirë të shportës, që do të thotë të mos preken shumë nga tronditja botërore e çmimeve.

Rreth 7 mijë ushtarakë do të përfitojnë një rritje të re të pagës. Nga 1 korriku i këtij viti të gjithë ushtarakët marrin 30% më shumë pagë.  Në janar 2023, ky buxhet do të shtohet me 7%. Pra nga janari ushtarakëve do u rritet paga me 40%”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026