13 mijë familje në varfëri nga duhanpirja, thotë pedagogu
Pedagogu Edvin Zhllima deklaroi se rreth 13 mijë familje shqiptare ndodhen në varfëri, për shkak të duhanpirjes.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Zhllima nënvizoi se në të ndikojnë edhe shpenzimet për përmirësimin e shëndetit, si pasojë e konsumimit të duhanit.
“Ne shohim që jo vetëm shpenzimet e duhanit, por edhe shpenzimet për përmirësimin e shëndetit nga dëmi që sjell duhani, e çon një pjesë të familjes shqiptare, nga një nivel jashtë nivelit të varfërisë, në nivel varfërie. Rreth 13 mijë familje shqiptare, mund të hyjnë, ose hyjnë, sipas vlerësimeve tona, në të qënurit i varfër, vetëm për shkak të konsumit të duhanit”, theksoi ai.
Prevalenca e duhanpirjes në Shqipëri është e lartë: një në katër të rritur janë duhanpirës. Shifrat e fundit të disponueshme nga Anketa për Konsumin e Duhanit në Vendet e Evropës Juglindore (STC-SEE) , tregojnë se mbi 42 përqind e burrave dhe 7 përqind e grave në Shqipëri konsumojnë duhan.
Studimi për duhanpirjen është realizuar nga qendra “Partnerë në Zgjidhje dhe Zhvillim”.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë