Zhllima: Duhanpirësit harxhojnë deri në 20% të shpenzimeve familjare për cigare

10 Nëntor 2022 | 08:00

Pedagogu Edvin Zhllima thotë se duhanpirësit harxhojnë deri në 20% të shpenzimeve familjare për të blerë cigare.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Zhllima u shpreh se mesatarisht, shpenzohet 50-95 euro në muaj për cigare.

“Nga të dhënat zyrtare që ne kemi, është që 4% e shpenzimeve të familjes shkojnë për duhanin. Mirëpo, kjo është një mesatare. Kur INSTAT bën vlerësime të tilla, nuk merren vetëm familjet që pinë duhan.

Ne vlerësojmë që, për ato familje ku ka pirje të duhanit, vlerat janë shumë të larta.  Në një pjesë të kampionit, ne shohim deri në 20% të vlerës së shpenzimeve. Ne kemi parë që shpenzohet 50-90 euro në muaj për cigare”, theksoi ai.

Prevalenca e duhanpirjes në Shqipëri është e lartë: një në katër të rritur janë duhanpirës. Shifrat e fundit të disponueshme nga Anketa për Konsumin e Duhanit në Vendet e Evropës Juglindore (STC-SEE) , tregojnë se mbi 42 përqind e burrave dhe 7 përqind e grave në Shqipëri konsumojnë duhan.

Studimi për duhanpirjen është realizuar nga qendra “Partnerë në Zgjidhje dhe Zhvillim”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024