Shkatërrohet grupi “Bad Boys” në Itali, 4 shqiptarë në pranga. Kokainën e groposnin

23 Shtator 2022 | 17:32

Autoritetet italiane kanë shkatërruar grupin kriminal të shqiptarëve, që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë 35 dhe 36-vjeç.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se është vendosur arrest me burg ndaj  4 shqiptarëve  të moshave 20 deri në 36 vjeç, ndërsa për 8 persona të tjerë u vendos masa e sigurimit ‘detyrim paraqitje’

Bëhet e ditur se grupi kriminal i shkatërruar nga operacioni i koduar “Bad Boys” vepronte mes Asti dhe Santa Vittoria d’Alba.

Hetimet paraprake thonë se fitimet e vlerësuara të grupit janë rreth 1.5 milionë euro. Si rezultat i operacionit u gjetën dhe u sekuestruan  4.7 kilogramë kokainë, si dhe janë vënë nën hetim 30 persona, dhe u kryen 12 arrestime gjithsej.

Lënda narkotike vendosej brenda disa kavanozëve dhe më pas në nën tokë, për t’u tregtuar në zonë.

Në krye të grupit kriminal ishin dy vëllezërit shqiptar 35 dhe 36 vjeç, të cilët kanë menaxhuar gjithçka, njëri prej tyre fillimisht nga burgu i Cuneos, më pas nga shtëpia e tij, ku ishte në arrest shtëpie.

Grupi kriminal, përveç dy vëllezërve përbëhej madje dhe nga bashkëshortet dhe dy kunetërit e tyre, të cilët i përkushtoheshin veprimtarisë së fshehjes, ndalimit, furnizimit dhe shitjes së kokainës, të cilët  furnizonin nipin dhe 20-vjeçarë të tjerë me një hektogram dhe të cilin e shpërndanin në sheshet mes Astit, Albës dhe Bra.

Të ardhurat nga shitja u jepeshin më pas dy vëllezërve, të cilët drejtonin efektivisht grupin kriminal.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata

Çdo javë, Khushnud e hap aplikacionin WhatsApp, ia bën një foto vetes që shfaq mjekrën e rruar dhe ia dërgon policisë. Ky 38-vjeçar, tregtar me...
07:57 | 24/07/2026

Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani

Ushtria iraniane pretendon se lëshoi ​​dronë sulmues ndaj objektivave amerikane në Bazën Ajrore Sheikh Isa të Bahreinit dhe Bazën Ajrore Al-Azraq të Jordanisë të premten...
07:50 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026