Shkatërrohet nga sulmi ajror ndërtesa e konsullatës iraniane në Damask

1 Prill 2024 | 18:13

Një ndërtesë afër ambasadës iraniane në Damask u godit nga një sulm ajror izraelit, kanë raportuar mediat iraniane. Konsullata iraniane në Damask është “shkatërruar”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane.

Agjencia pretendon gjithashtu se një komandant i lartë në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është vrarë, por ambasadori mbijetoi. Mësohet se kanë humbur jetën edhe katër persona të tjerë.

Si një burim libanez i sigurisë, i cili foli për Reuters dhe agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim, pretenduan se kishte pasur një sulm ajror izraelit.

Lajmet shtetërore siriane raportuan se mbrojtja ajrore e saj kishte kapur “objektiva armiqësore” në afërsi të Damaskut.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se një ndërtesë kishte pësuar një shkatërrim të madh dhe ndërtesat fqinje ishin dëmtuar gjithashtu.  Ai nuk e identifikoi objektivin, por tha se ndodhej në lagjen Mezzeh.

Izraeli ka shtuar sulmet ajrore në Siri kundër milicisë së Hezbollahut të Libanit dhe Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026