Shkelën rregullat e Kodit Rrugor, bien në pranga 2 persona në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës në 24-orët e fundit ka prangosur dy persona për shkelje të Kodit Rrugor. Sipas policisë lokale Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet J. L., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, ndërsa drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka goditur një automjet të parkuar.
Gjithashtu është ndaluar shtetasi me inicialet F. K., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Policia Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor për të evituar aksidentet.
Gjatë muajit janar 2024, janë vënë në pranga nga policia 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, janë proceduar në gjendje të lirë 5 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit ndërsa janë ndëshkuar me gjoba, masa administrative 1 744 shoferë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta