Shkelja e hapësirës ajrore, BE mur kundër depërtimit të dronëve dhe avionëve rusë

23 Shtator 2025 | 22:04

Komisioni Evropian ka riafirmuar synimin për të ndërtuar një sistem mbrojtës nga dronët në krahun lindor të bllokut, për t’i bërë kontrast përpjekjeve të Rusisë për të shkelur hapësirën e përbashkët ajrore dhe për t’iu përgjigjur me shpejtësi inkursioneve të tilla.

Në më pak se një muaj, avionët rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të tre vendeve anëtare, Polonisë, Rumanisë dhe Estonisë, duke alarmuar kontinentin e vjetër.

Përballë këtyre episodeve, ditën e martë Komisioni bëri thirrje për një mur dronësh, një nismë e publikuar më herët nga presidentja Von der Leyen në fjalimin e State of the EU.

“Atyre që e vinin ende në dyshim nevojën për një mur të tillë në BE iu paraqes një tjetër shembull se sa i rëndësishëm është ai”, deklaroi zëdhënësi për politikat e mbrojtjes, Thomas Regnier.

Ai u shtoi rasteve të përmendura edhe ato të Danimarkës dhe Norvegjisë, ku dronë të dyshuar rusë çoroditën fluturimet në aeroportet kryesore të dy vendeve.

Projekti do të bëjë bashkë 7 vende anëtare të krahut lindor, që janë: Estonia, Letonia, Lituania, Finlanda, Polonia, Rumania dhe Bullgaria, plus Ukrainën.

Ndërkohë, po të martën, NATO paralajmëroi Moskën duke thënë se do të përdorë të gjitha mjetet për t’u mbrojtur nga shkeljet e hapësirës ajrore, pas depërtimit më herët gjatë muajit të avionëve luftarakë rusë në Poloni dhe Estoni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje qytetarëve të Francës që të mos u besojnë parashikimeve të sondazheve që nxjerrin Marine Le Pen si...
18:05 | 17/07/2026

Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë

Kryeministri hungarez Peter Magyar tha se një hetim është nisur për marrëdhëniet e ish-ministrit të Jashtëm Peter Szijjarto me Rusinë, por nuk pranoi të zbulonte...
17:57 | 17/07/2026

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026