Shkencëtarët e Oksfordit nisin fazën e dytë të testeve për vaksinë
Testet për vaksinën ndaj COVID-19 që po zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar janë duke hyrë në fazën tjetër.
Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit janë një nga dhjetëra vendet në botë që po përpiqen fort që të gjejnë një vaksinë ndaj coronavirusit COVID-19.
Për këtë fazë do të nevojiten 10.260 të rritur dhe fëmijë, të cilët do t’i nënshtrohen provave klinike. Faza e parë nisi në prill, me 1000 të rritur.
Faza e dytë do të zgjerohet për të parë nëse vaksina reagon ndryshe në grupmosha të ndryshme.
Do të analizohen fëmijë nga 5 deri në 12 vjeç, por edhe të moshuar nga 56 në 69 vjeç, si dhe ata mbi 70 vjeç.
Faza e tretë do të jetë më shumë për të parë nëse vaksina i mbron njerëzit nga virusi, duke studiuar një grup të madh njerëzish mbi 18 vjeç.
Andrew Pollard, kreu i grupit të shkencëtarëve të Oksfordit, thotë se studimet kanë ecur mjaft deri tani, dhe faza e dytë do të ndihmojë për të kuptuar nëse arrin vaksina ta mbrojë popullsinë në masë.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta