Shkencëtarët zbulojnë se si indianët e Amerikës arrinin të pinin ujë direkt nga oqeani

28 Shtator 2021 | 15:33

Kur europianët shkelën për herë të parë në Rapa Nui në Amerikën e Jugut, ata mbetën të habitur kur panë se indigjenët e zonës pinin ujë direkt nga deti. Së bashku, me statujat e famshme e gjigande Maoi të gjendura në këtë ishull, ky fakt i çuditshëm ka qenë gjithnjë pjesë e listës së gjatë të mistereve që gjenden këtu.

Studiuesit më vonë mësuan se këto rezerva me ujë vinin nga disa ‘xhepa me ujë të ëmbël’ nën det. Por tashmë, ata kanë zbuluar edhe më tepër.

Me ndihmën e dronëve, shkencëtarët kanë kuptuar më tepër se si njerëzi në Rapa Nui – i njohur edhe si Ishulli i Pashkëve – kultivonin ujin historikisht duke furnizuar të gjithë komunitetin. Këto kërkime mund t’i hapin rrugën edhe studimeve të të ardhmes për ujin, thatësirat si dhe parandalimin e thatësirave.

Teknologjitë e lashta për të gjetur ujë të ëmbël në det

Ky ishull nuk ka asnjë lum apo burim dhe ka vetëm tri liqene të vogla që thahen në periudha pa shi.

Sipas shkencëtarëve, uji i shiut në Ishullin e Pashkëve zhytet direkt nën shtratin poroz të detit në një xhep nën tokë (një trup guri ose sedimenti poroz ku uji mund të akumulohet).

Studiuesit sot adoptojnë teknologji të avancuar për t’i lokalizuar këto xhepa, duke i lejuar të gjejnë edhe më tepër sisteme të ujti të ëmbël nën det.

Antropologët zbuluan gjithashtu se përveç këtyre xhepave kultivues të ujit të ëmbël, banorët e Rapa Nui ndërtonin diga nënujore që e mbanin ujin e ëmbël të ndarë nga ai i kripur, si dhe puse që e ri-drejtonin ujin drejt ‘rezervave nën ujore’ para se të arrinte në det.

“Ata janë përballur me një vend shumë të vështirë për të jetuar, dhe ja dolën gjithsesi të ndërtonin strategji dhe të mbijetonin,” thonë studiuesit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit të një udhëtimi në Lindjen...
10:35 | 25/06/2026

Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu solidaritet për popullin venezuelian të enjten pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin gjatë natës. “Shprehim solidaritetin...
10:17 | 25/06/2026