Shkodër| Ulje temperaturash e reshje bore, ja akset që kanë probleme me qarkullimin

12 Janar 2025 | 15:20

Reshjet e borës, ashtu si gjatë orëve të para të mëngjesit, vazhdojnë të jenë prezente në territorin e Bashkisë Shkodër, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, sidomos në zonat malore.

Sa i përket gjendjes së akseve rrugore:

  • Aksi Bogë – Bregu i Lumit është i kalueshëm.
  • Aksi Kir – Shosh mbetet i bllokuar për shkak të shembjeve të dheut dhe reshjeve të dendura të borës.

Gjithashtu, sa i përket problematikave me energjinë elektrike, Njësitë Administrative Shalë dhe Shosh janë aktualisht pa energji. Vështirësi me furnizimin me energji janë raportuar edhe në Postribë, Rrethina, Gur i Zi, Velipojë dhe Ana e Malit.

Grupet e OSHEE-së po punojnë në terren për të riparuar defektet e shkaktuara nga moti i keq, reshjet dhe stuhitë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026