“Shkodra feston për herë të parë 29 Nëntorin”, gazetari: Atmosferë e vakët në qytet

26 Nëntor 2023 | 21:49

Ndërsa në çdo qytet kanë nisur përgatitjet për festën e 111-vjetorit të pavarësisë, Shkodra do të festojë për herë të parë që prej rënies së diktaturës edhe festën e çlirimit.

Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga tha se megjithëse atmosfera për këto festa duket e vakët në qytetin e Shkodrës, Bashkia ka përgatitur disa ceremoni për këto raste.

“Është parashikuar që në datë 28 Nëntor të jetë ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin e bashkisë së Shkodër e më pas të gjithë do i bashkohen paradës së madhe në Tiranë.

E vetmja risi e këtij viti është fakti që për herë të parë  që pas rënies së diktaturës, është fakti që për herë të parë në axhendën e Bashkisë së Shkodrës është edhe data 29 nëntor.

Pavarësisht se nuk ka banderola të vendosura në qytetin e Shkodrës, për herë të parë do bëhet ceremonia në varreza”,-tha korrespondenti Teodor Gjerga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026