Shkodra vatër e COVID-19, Besfort Lamallari: Po bashkëpunojmë me të gjitha institucionet, situata drejt normalizimit

16 Prill 2020 | 18:01

Në një lidhje live me Ilva Now, Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm dhe prej disa ditësh prefekt i komanduar i qarkut të Shkodrës, zbuloi disa nga masat e marrë në bashkëpunim me bashkinë e kryeqendrës së Veriut dhe institucionet e tjera, për të normalizuar situatën e krijuar për shkak të COVID-19 në këtë qark.

“Janë marrë disa vendime që i kemi monitoruar edhe në terren përmes policisë së shtetit, asaj bashkiake dhe AKU për të parë si po zbatohen masat e sigurisë në tregje”, tha z. Lamallari.

Ai theksoi se ka bashkëpunim shumë të mirë me kryebashkiaken Voltana Ademi, të cilën siç tha e kishte takuar që në fillim të komandimit të tij në këtë qark e më pas kishin vijuar bashkërisht me masat konkrete për lirimin e tregjeve dhe rrugëve.

Z. Lamallari theksoi faktin se ditët e fundit, vihet re një ndërgjegjësim i qytetarëve për të kufizuar lëvizjet dhe kjo sipas tij duket në shtimin e kërkesave në polici dhe e-Albania, ndërsa shtoi se në këtë pikë një rol të rëndësishëm ka shoqëria civile.

“Ajo çfarë është e rëndësishme të kuptohet është se policia nuk është për të vënë gjoba, kemi nisur me këshillime, udhëzuar se si mund t’i drejtohen policisë për të marrë udhëzim, ose në e-Albania, ditët e fundit janë rritur kërkesat. Kemi parë edhe organizime të shoqërisë civile. Duhet të bëhet një ndërthurje e ndihmës në mënyrë që qytetarët të kuptojnë se këto masa janë për shëndetin e tyre”, tha ai.

Ajo i cilësoi paketa ekonomike të qeverisë jo transparente, të pamjaftueshme, madje paketa e dytë, sipas ish deputetes demokrate, ëshët e dyshimtë dhe e rrezikshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021