“Shkolla ishte në dijeni të konfliktit”, gazetari: Askush nuk i njoftoi prindërit

22 Nëntor 2024 | 20:27

Gazetari Igli Çelmeta ishte i ftuar në “People” me Flori Gjini, në Euronews Albania, ku tregoi mbi rrethanat e rastit tragjik të humbjes së jetës të 14-vjeçarit Martin.C i cili u godit me thikë jashtë ambienteve të shkollës nga një bashkëmoshatar i tij.

Ai tregoi se në dijeni të konfliktit ishin oficerja e sigurisë, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës “Fan Noli” dhe nëse ato do të kishin vënë në dijeni prindërit e të miturëve dhe strukturat policore mund të egzistonte mundësia e parandalimit të këtij krimi.

“Një konflikt për të cilin ishin në dijeni të gjithë personat përgjegjës që mund të lajmëronin insitucionet përkatëse për ta parandaluar këtë ngjarje, duke filluar që nga oficerja e sigurisë, drejtoresha e shkollës dhe mësuesja kujdestare të cilët ishin në dijeni prej disa ditësh lidhur me konfliktin dhe nuk kishin lajmëruar as prindërit e viktimës dhe as prindërit e autorit”.

“Zyrtarisht ështe e konfirmuar që drejtuesit e shkollës “Fan Noli” nuk kanë lajmëruar prindërit e autorit dhe të viktimës pasi që të premten, 4 ditë para ngjarjes kanë pasur dijeni për sherrin dhe nuk kanë lajmëruar as prindërit as inspektorin e policisë së zonës. Kjo tregon që kjo ngjarje mund të parandalohej nëse aktorët kryesorë të parandalimit të saj do të lajmëroheshin për këtë problematikë”, tha Çelmeta.

Gazetari Çelmeta shpjegoi se mungesën e njoftimit ata e kanë justifikuar me faktin se nxënësit kishin premtuar se ata ishin pajtuar me njëri–tjetrin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026