Shkollat e artit në krizë, ministrja franceze: Disa shkolla publike duhet të mbyllen
Ministrja e Kulturës e Francës Rachida Dati ka sugjeruar mbylljen e disa shkollave publike të artit që janë “në një situatë krize”.
“Duhet t’u japim fund këtyre politikave shtrënguese, sepse në fund të fundit kjo nuk e zgjidh problemin themelor dhe do të thotë qe fondet publike janë të shpenzuara shumë keq”, tha ajo në një fjalim para Asamblesë Kombëtare të martën.
“Unë dua shkolla me performancë të lartë, të cilat kanë të njëjtat shanse suksesi për të gjithë. Nëse duhet të mbyllim disa shkolla, sepse sot ato nuk kanë më mjete për të ofruar një mjedis cilësor, ndoshta do të jetë kështu”, u shpreh ministrja.
Franca ka 99 institucione publike të arsimit të lartë të dedikuara për kulturën dhe artet, duke përfshirë 43 shkolla të arteve pamore. Ministria e Kulturës drejton drejtpërdrejt 10 nga shkollat e arteve pamore të vendit, ndërsa 33 të tjerat drejtohen në nivel rajonal.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit