Inteligjenca ruse: Franca do dërgojë ushtarë në Ukrainë

20 Mars 2024 | 18:38

Inteligjenca ruse pretendon se Franca do të dërgojë rreth 2 mije trupa ne Kiev. Zyrtari i lartë i Kremlinit shprehet se Moska nuk do te qëndroj duarkryq. Ndërkohë ministria e mbrojtjes së Francës i ka cilësuar deklaratat e Moskës si pjesë të fushatës së lajmeve të rreme.

‘Franca është duke  përgatitur një kontingjent ushtarak  që do të dërgohet në Ukrainë’ kështu u shpreh drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse. Në fazën e parë, kontingjenti do të ketë 2000 ushtarë, shtoi ai.

“Udhëheqjes aktuale të vendit nuk i intereson vdekja e francezëve të zakonshëm dhe shqetësimet e gjeneralëve. Sipas të dhënave të marra nga shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse, kontingjenti tashmë po përgatitet për t’u dërguar në Ukrainë’ bëri me dije kreu i Inteligjencës së Kremlinit duke shtuar se njësia franceze do të bëhet një objektiv prioritar i ushtrisë ruse.

Zyrtari i lartë u shpreh  se ushtria franceze është jashtëzakonisht e shqetësuar për numrin në rritje të francezëve që vdiqën në Ukrainë.

Çdo njësi ushtarake franceze e dërguar në Ukrainë do të ishte objektiv kryesor, ka thënë shefi i inteligjencës së jashtme të Rusisë.

“Kjo do të thotë se do ta priste fati i të gjithë francezëve që kanë ardhur ndonjëherë në territorin e botës ruse”, -theksoi zyrtari i lartë rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026