Reputacioni digjital/ Atletët garojnë për pëlqime në internet përpara olimpiadës

20 Mars 2024 | 18:06

Në botën konkurruese të sportit, atletët janë të detyruar te konkurrojnë më shumë në mediat sociale për të marrë famë dhe siguruar jetesën.

Në epokën dixhitale, reputacioni ne rrjetet sociale është bërë jetik për atletët e nivelit të lartë në kërkim të performancës. Pavarësisht historisë së tij të jashtëzakonshme, Ange Künzli rregullisht duhet të krahasoje forcën e grushteve të tij me peshën e fjalëve. Në rrjetet sociale, boksieri 30-vjeçar rrëfen rrugëtimin e tij.

Objektivi: fitoni shikueshmëri, për të siguruar jetesën nga pasioni juaj.

“Edhe më i miri i të mirëve, nëse nuk ka rrjet, nuk do të njihet. Shkaku që më bëri të futem në rrjete sociale ishte kryesisht fakti që pashë që kishte shumë njerëz që filluan të merren me sport, të cilët nuk ishin veçanërisht të mirë në atë që bënin, por që kishin shumë famë dhe falë kësaj ata ishin në gjendje të siguronin jetesën.”-Ange Kunzli, kampion i dyfishtë francez në boks.

Thelbësore për tërheqjen e mediave, sponsorëve dhe përfshirjen ne komunitet, përmbajtja e postuar në internet mund të nxisë një karrierë. Me imazhin e tyre, atletët duhet të ngjallin entuziazëm në internet. Sepse tani, talenti nuk mjafton më. Suksesi matet edhe me statistika numerike, si numri i pëlqimeve dhe abonentëve.

“Përtej aspektit të dukshmërisë, është një çështje financiare: sa më shumë njerëz të sjell për të më ndjekur, aq më shumë do të më duan promotorët. Pra, unë duhet të krijoj përmbajtje për t’u siguruar që jam ndjekur. Fatkeqësisht, ne duhet të mbajmë dy kapele: atë të sportistit dhe atë të menaxherit të Komunitetit”- Agne Kunzli, kampion i dyfishtë francez në boks.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026