Prifti që sfidoi mafien/ Italia përkujton Don Peppe Diana 30 vjet pas vrasjes
Për dashurinë që kam për popullin tim. Është ky titulli i një letre në të cilën prifti guximtar i një province denoncoi mafien në tokën e tij.
Pak vite më vonë, më 19 mars të 1994-s, Don Peppe Diana do të vritej në mënyrë barbare nga Kamorra, në kishën e tij në Kazal di Prinçipe, teksa përgatitej të mbante një meshë.
Plot 30 vjet nga ajo ditë, mijëra qytetarë nga i gjithë rajoni i Kampanias dhe Italia udhëtuan në Kazal di Prinçipe për të bërë homazhet e tyre në nder të priftit.
“Ne të rinjtë jemi personat e duhur për të përfaqësuar figurën e Don Peppe Diana, i cili la një gjurmë të rëndësishme”.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar, edhe për faktin se evente të tjera si ky kanë ndihmuar të rinjtë të kuptojnë se mund ta ndryshojnë të ardhmen”.
“Disa mijëra studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqatave civile po marshojnë në rrugët e Kazal di Prinçipe, 30 vjet nga vrasja brutale e Don Dianës. Është një korte i heshtur, pa thirrje dhe pa parulla, pasi përkujtimi i Don Dianës është arma më e fuqishme në luftën kundër mafies”- u shpreh Luca Palamara.
“Im vëlla, Don Peppe, ishtet një person gazmor, i vendosur dhe aktiv, që arriti të ndreqte shumë probleme, që varionin nga kisha tek të rinjtë dhe nga të rinjtë tek familja. Ai nuk ndalonte kurrë, ishte gjithmonë në lëvizje”-theksoi Marisa Diana, motra e Don Peppe Diana.
Vendi ku ndodhet “Shtëpia Don Diana” është një aset që i është konfiskuar Kamorrës, por i kthyer në një qendër kulture që në ditët e sotme shkëlqen. Turma e njerëzve që marshoi, kryesisht të rinj, kërkoi të drejtën për një të ardhme pa mafian, ashtu sikurse synonte Peppe Diana.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës