Apeli ekstradon rusin/ 60-vjeçari Kokunov është dënohet nga Moska me 15 vite burg

20 Mars 2024 | 15:59

Gjykata e Apelit vendosi të lejë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ekstradimin në Rusi të shtetasit Igor Kokunov.

60-vjeçari nga Rusia, u arrestua në korrik të viti të kaluar në pikën doganore të Muriqanit, pas një urdhër arresti ndërkombëtar nga Rusia. Sipas dosjes së prokurorisë, Rusë, Kukunov akuzohet për një sërë veprash penale dhe dyshohet se është drejtues i një grupi kriminal.

Pas arrestimit në Shqipëri, Kukunov kërkoi nga shteti shqiptar të mos ekstradohet drejt Rusisë. Avokatët e tij pretendojnë se 60-vjeçarit i rrezikohet jeta nëse kthehet në vendin e lindjes. Avokatët deklaruan se autoritet ruse nuk e kanë paraqitur kërkesën brenda afateve të caktuara ligjore për ekstradim.

Në dokumentet e Gjykatës së Moskës 60-vjeçari është dënuar me 15 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale nga viti 1993 deri në vitin 2019.Gjykata e Apelit pasi ka shqyrtuar dokumentet e palës ruse dhe pretendimin e Igor Kokunov, ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë që i hap rrugën ekstradimit të tij drejt Moskës. Vendimi i Apelit shqiptar do t’i dërgohet dhe Ambasadës Ruse e cila do të ndjek procedurat e ekstradimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026