Shkon në 1.85 euro një litër naftë në Kosovë
Çmimi maksimal i naftës në Kosovë është 1.85 euro për litër, i benzinës 1.74 euro dhe për gazin 0.78 cent.
Këto shifra janë bërë publike nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë.
Sipas ministrisë, këto çmime do të jenë në fuqi deri nesër në orën 10:00.
Ky njoftim vjen pasi, më 22 qershor, Qeveria e Kosovës miratoi udhëzimin për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme.
Ky vendim është marrë pas rritjes së çmimeve të naftës javëve të fundit në Kosovë.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka arsyetuar udhëzimin administrativ duke thënë se, në bazë të të dhënave të siguruara nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, është vërejtur se ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore.
Lidhja Demokratike e Kosovës, parti opozitare, dhe naftëtarët, kanë kërkuar javë më parë që të ulet akciza për naftën si dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni