Shkon në 18 numri i viktimave nga përmbytjet në Iran

29 Korrik 2022 | 17:09

Numri i viktimave nga përmbytjet për shkak të reshjeve intensive që prekën zonat pranë Teheranit, në Iran, është rritur në 18, raporton Anadolia.

Shefi i Shtabit Kombëtar të Krizave, Hasan Nami, tha në një deklaratë në televizionin shtetëror se një person u vra në fshatin Veskare, në lindje të Teheranit dhe 14 automjete mbetën nën ujë.

Më e rëndë është situata në fshatin Merzdaran, ku janë përmbytur disa shtëpi, si dhe ka pasur edhe rrëshqitje dheu.

Nami tha se deri më tani janë vrarë 6 persona, ndërsa operacionet e shpëtimit janë në zhvillim e sipër.

Në fshatin Imamzade Davud, në veriperëndim të Teheranit, u gjetën edhe dy trupa të tjerë, njoftoi Agjencia iraniane e Lajmeve Studentore (ISNA).

Numri i viktimave në fshatin Imamzade Davud është rritur në tetë, dhe vazhdon kërkimi për 19 persona të zhdukur.

Autoritetet iraniane shtuan se 700 banorë janë evakuuar dhe zona po pastrohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit deklaroi të premten se Forca e tij Hapësinore ka goditur një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, në...
08:39 | 17/07/2026

Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të premten se Kina synon të udhëheqë krijimin e një rendi të ri global për inteligjencën artificiale (IA), duke promovuar...
08:34 | 17/07/2026

Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik

Irani njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pas natës së gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane...
08:28 | 17/07/2026