Shkon në 2900 numri i viktimave nga tërmeti në Marok, mbi 5500 të plagosur

12 Shtator 2023 | 22:50

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Marokun javën e kaluar u rrit në 2,901, ndërsa numri i të plagosurve u dyfishua në 5,530, njoftoi sot televizioni shtetëror maroken.

Një numër i madh i të mbijetuarve janë në strehimore të improvizuara pasi kaluan katër net në ambient të hapur, raportoi Reuters.

Shpëtimtarët nga Spanja, Britania e Madhe dhe Katari po ndihmojnë ekipet marokene të shpëtimit, ndërsa Italia, Belgjika, Franca dhe Gjermania thanë se ofertat e tyre për ndihmë nuk janë miratuar ende.

Në situatën më të vështirë janë njerëzit në zonat e thella, të prerë nga rrëshqitjet e dherave të shkaktuara nga tërmeti që bllokoi rrugët, ndërsa tendat, ushqimet dhe uji po mbërrijnë në vende të aksesueshme.

Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin malor maroken 72 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar dëme dhe shkatërrime të mëdha. Ky është tërmeti më vdekjeprurës në Marok që nga viti 1960, kur vdiqën të paktën 12,000 njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026