Shkon të takojë bashkëshortin në burgun e Rrogozhinës, kapet me telefon të fshehur në trup
Një tentativë për futjen e një sendi të ndaluar është goditur në IEVP Rrogozhinë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj familjarëve që hynin në institucion, u evidentua një rast i tentativës për futjen e një telefoni celular në regjimin e brendshëm të burgut.
Konkretisht, gjatë kontrollit të shtetases B. D., e cila kishte shkuar për të takuar bashkëshortin e saj, të dënuarin F. D., u zbulua një telefon celular tip “Samsung Smart”, me ngjyrë të zezë. Pajisja ishte fshehur në pjesën e pasme të pulpës, e mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.
Menjëherë pas konstatimit, takimi u pezullua, ndërsa u mbajt procesverbal për bllokimin e sendit dhe u njoftuan drejtuesit e institucionit. Po ashtu, është vënë në dijeni Specialisti i SHKB për vijimin e veprimeve hetimore.
Paralelisht, po ushtrohet kontroll edhe në ambientin ku është i akomoduar i dënuari.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë