Shkrimtari Dan Brown krijon librin ku kombinohet muzika, poezia dhe ilustrimi
Shkrimtari amerikan Dan Brown, njohur për librin “Kodi DaVinci”, prezantoi në Pragë librin e tij të parë për fëmijë “Simfonia e egër”.
Nën tingujt e simfonisë të kompozuar nga vetë shkrimtari dhe luajtur nga Orkestra Simfonike Kombëtare Çeke, ishte vete Dan Brown ai që lexon disa pasazhe nga libri.
“Shkrova ‘Bretkosat e Lumtura’, pjesët e para i nisa kur isha fëmijë. Isha jashtë në pyll dhe dëgjova bretkosat në një liqen, një ishte e madhe, tjetra e vogël, bënin zhurmë dhe mua më tingëllonte si muzikë. Shkova në shtëpi dhe shkrova një pjesë të muzikale ‘Bretokat e Lumtura’. Më pas shkrova një poezi që të përshtatej me të, u argëtova .Vijova te shkruaj një tjetër e kështu me radhë. Shumë vite më pas vendosa të përfundoj projektin dhe të bëja një pjesë të madhe simfonike së bashku me librin”, tha ai.
Libri i tij ka një tjetër surprizë magjike, duke përdorur një kod ju merri falas një aplikacion, ku secila histori e shkurtër shoqërohet edhe me muzikë.
“Ishte ideja ime që muzika të mundësohej përmes një aplikacioni. Kryesisht libri është për fëmijët dhe sikundër unë pëlqej teknologjinë edhe fëmijët e duan. Kjo ishte mënyra më e thjeshtë dhe transparente për të sjelle muzikën. Menduam se është e rëndësishme që muzika të jetë e aksesueshme për të gjithë”, tregoi më tej shkrimtari.
Të lexosh dhe të dëgjosh muzikë në kreavat mund të afroj fëmijët me poezinë dhe muzikën klasike.
Për më shumë eksperienca me pikturat i drejton edhe më shumë në mësimin e moralit të një përralle
Një vit pas publikimit të Wild Symphony në SHBA, libri është përthyer në 56 gjuhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset