Shkrimtari skocez fiton çmimin prestigjioz të letërsisë britanike ”Booker Prize”
Autori skocez Douglas Stuart është fitues i çmimit prestigjioz të letërsisë britanike “Booker Prize”.
Sipas jurisë Romani “Shuggie Bain”, përralla e tij e dashurisë dhe alkoolizmit që trajton ngjarje në Glasgow në vitet 1980 ishte destinuar të ishte një vepër klasike.
44-vjeçari Stuart fiitoi 50,000 paund (66,000 dollarë) dhe është skocezi i dytë që ka fituar çmimin prestigjioz letrar. Ai u shpreh i habitur për fitoren.
“Oh, më falni. Jam absolutisht i habitur. Nuk e prisja, do të doja, së pari, vetëm të falënderoja nënën time. Unë mendoj se e kam pasur të qartë që nëna ime është në çdo faqe të këtij libri dhe pa të nuk do të isha këtu dhe puna ime nuk do të ishte kjo”, tha Douglas Stuart pas marrjes së çmimit.
Libri, bazuar në fëmijërinë e tij, tregon për një djalë të ri duke u rritur gjatë viteve të vështira ‘80 në Glasgow ku nëna e tij luftone me varësinë ndaj alkoolit. Edhe në realitet nëna e autorit vdiq nga akoolizmi kur Stuart ishte vetëm 16 vjeç.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në distancë për shkak të izolimit në Angli.
Midis atyre që kontribuan ishte edhe ish-presidenti i SHBA Barack Obama, i cili tha se leximi i kishte ofruar një pushim të shkurtër nga sfidat e përditshme të presidencës.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona