Shkrirja ekstreme e akullnajave rrit rrezikun e përmbytjeve
Hulumtimi më i fundit nga Universiteti Leeds paraqet se ngrohja globale po përshpejton në mënyrë ekstreme shkrirjen e akullnajave në Groenlandë dhe kjo dukuri është bërë më intensive gjatë 40 viteve të fundit duke rritur kështu nivelin e deteve dhe rrezikun e përmbytjeve në mbarë botën.
Vetëm gjatë dekadës së fundit, 3.5 trilion ton akull janë shkrirë dhe depozituar në oqean.
Kaq akull i shkrirë mjafton për të mbuluar të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me rreth 15m ujë ose të mbulojë të gjithë qytetin e Nju Jorkut.
Gjetjet zbulojnë se uji i përftuar nga shkrirja e akullnajave në Groenlandë është rritur me 21% gjatë 4 dekadave të fundit.
Gjithashtu, studimi tregon se gjatë dekadës së fundit (2011-2020), shkrirja e ujit në Groenland e ka ngritur nivelin global të detit me 1cm.
1/3 e këtij totali u prodhua në vetëm 2 vera të nxehta (2012 dhe 2019), kur moti ekstrem çoi në nivele rekord të shkrirjes së akullnajave.
Nivelet e ngritura të detit të shkaktuara nga shkrirja e akullnajave rrisin rrezikun e përmbytjeve për komunitetet bregdetare në mbarë botën, prishin ekosistemet detare, si dhe ndikojnë në kushtet e motit.
Ndërkohë ngrohja globale ndikon edhe në dukuri të tjera natyrore si psh cunamet.
Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një raport në vitin 2020, ku tregoi se cunamet brenda 10 viteve do të arrijnë dimensione që do të kërcënojë 50% të popullsisë së botës.
Sri Lanka, India, Indonezia, Tajlanda dhe Japonia janë të parat në mesin e vendeve që ndikohen më së shumti nga cunamet.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!