Shkupi ndër qytetet më të ndotura në botë, merren masa për një kategori personash
Shkupi renditet ndër qytetet më të ndotur në botë. Ministria e Mjedisit ka marrë masa urgjente për grupet e rriskuara.
Sipas platformës IQAir, Shkupi këtë mëngjes renditet në vendin e 15-të në botë për nga ndotja e ajrit, me indeks ndotjeje 128. Ajri ndodhet në “zonën e kuqe”, e rrezikshme për shëndetin, për shkak të përqendrimeve të larta të grimcave PM2.5. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Manastir, Veles, Kërçovë, Kumanovë, Tetovë, Ohër dhe Strumicë.
Aplikacioni i ri i Ministrisë së Mjedisit Jetësor tregon se vetëm gjatë 17 ditëve të para të dhjetorit, në Strumicë, Kërçovë dhe Lisiçe janë regjistruar 13 ditë me tejkalim të vlerave të lejuara të grimcave PM10.
Për shkak të tejkalimit të pragut të alarmit në Shkup, Kërçovë dhe Strumicë, Ministria ka aktivizuar masa urgjente, të cilat përfshijnë: ndalimin e djegies në ambiente të hapura, forcimin e kontrolleve inspektuese ndaj impianteve industriale dhe automjeteve, rekomandimin për lirimin nga puna të grupeve të rrezikuara (gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike), si dhe kufizimin e aktiviteteve në ambiente të hapura.
Për shkak të ndotjes së jashtëzakonshme të ajrit, masa të veçanta janë në fuqi në Strumicë dhe Kërçovë, ndërsa nga sot ato zbatohen edhe në kryeqytetin Shkup. Autoritetet rekomandojnë lirimin nga obligimet e punës të grave shtatzëna, personave mbi 60 vjeç dhe personave me sëmundje kronike, përfshirë astmën, si dhe atyre që kanë pësuar infarkt të miokardit ose goditje në tru.
Gjithashtu, parashikohet riorganizim i orarit të punës për personat që punojnë në ambiente të hapura, të cilët duhet të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00, si dhe ndalohet organizimi i garave sportive dhe manifestimeve kulturore në ambiente të hapura.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun