Shmanget bllokada qeveritare, Senati në SHBA arrin marrëveshjen

21 Dhjetor 2024 | 21:00

Senati amerikan ka votuar një akord të ri për buxhetin për të shmangur atë që mund të ishte bllokada e parë federale në Shtetet e Bashkuara që prej 2019-s.

Votimi u mbajt vetëm pak orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve, dhoma e ulët e Kongresit amerikan, aprovoi të njëjtin draft.

Marrëveshja për buxhetin kaloi pak pas afatit të mesnatës, me një diferencë dalluese prej 85 votash pro kundrejt 11 kundër.

Drafti nuk përfshin një kërkesë të presidentit të zgjedhur Donald Trump që ligjvënësit të rrisin të ardhurat që qeveria federale mund të marrë hua, duke treguar kufijtë e mundësive të tij për të urdhëruar ligjvënësit e partisë republikane.

Drafti tani i shkon presidentit Joe Biden për t’u firmosur dhe për t’u kthyer në ligj.

Pa arritjen e një marrëveshjeje, miliona punonjës federalë do ta kishin gjetur veten ose pa pagesë të përkohshme, ose pa punë dhe pa pagesë.

Një bllokadë do të mbyllte ose do të reduktonte operacionet për shërbimet publike, si programet për asistencën ushqimore dhe ato parashkollore të financuara në nivel federal.

Gjithashtu, ajo do të kufizonte ndihmën për fermerët dhe njerëzit që po rikuperohen nga katastrofa natyrore.

Më herët gjatë javës, ligjvënësit kishin negociuar me sukses një akord për financimin e agjencive qeveritare, por ajo u zhbë pasi Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk ushtruan presion ndaj republikanëve që ta hidhnin poshtë atë.

Bllokada e fundit qeveritare në Shtetet e Bashkuara u verifikua gjatë mandatit të parë të Trump, në vitin 2019 dhe zgjati 35 ditë, duke u bërë më e gjata në histori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026