Shmanget sulmi terrorist në Francë, goditja gjatë dorëzimit të flakës olimpike

23 Maj 2024 | 15:30

Një person është arrestuar në Francë nën dyshimin se kishte planifikuar një sulm gjatë dorëzimit të pishtarit olimpik në qytetin e Bordosë.

Sipas prokurorëve francezë, i dyshuari kishte shkruar në rrjetet sociale një mesazh shqetësues se mund të kryente një krim duke kopjuar stilin e masakrave amerikane.

Pishtari olimpik mbërriti në Marsejë më herët gjatë muajit, pak kohë përpara Lojërave Olimpike të Parisit që nisin më 26 korrik.

Organizatorët e eventit sportiv kanë folur më herët për një operacion sigurie me përmasa të paprecedenta për ceremoninë e hapjes, ku do të marrin pjesë mbi 10 mijë atletë të vendosur përgjatë lumit të Senës.

Flaka olimpike pritej të arrinte në Bordo mesditën e së enjtes, pas një seri eventesh që shënuan kalimin e saj në zonat përreth.

Prokurori i qytetit deklaroi se hetimet mbi të dyshuarin nisën pas mesazhit të tij online, që i referohej vrasjes së 6 të rinjve 10 vjet më parë në Isla Vista të Kalifornisë.

Hetuesit e identifikuan atë me emrin Alex G, i cili nuk kishte precedentë kriminalë. Megjithatë, në banesën e tij, policia gjeti një revolver prej gome, si dhe telefona të shumtë celularë dhe një kompjuter.

I marrë në pyetje, i dyshuari pranoi se kishte menduar kryerjen e një akti kriminal. Autoritetet shtuan se gjendja e tij psikologjike ishte “shumë e brishtë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani

Irani ka dënuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta shpallur Trupën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) organizatë terroriste, duke paralajmëruar se Londra do të...
14:27 | 14/07/2026

Zvicra heton Google për konkurrencën në Android

Autoriteti zviceran i konkurrencës (Weko) ka nisur një hetim paraprak ndaj Google-it, pas dyshimeve se kompania mund të ketë kufizuar konkurrencën duke vendosur automatikisht Google...
14:03 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026