Shoferi që përplasi 73-vjeçarin në Tiranë arrestohet nën efektin e drogës
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili aksidentoi për vdekje një të moshuar në rrugën ‘Asim Vokshi’ teksa drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Edmond Ndoj, 45 vjeç ishte larguar nga vendngjarja pas aksidentit, po është vënë në pranga nga policia pas ndjekjes.
Pas testimit me drager dhe me aparatin drogë-testues ka rezultuar se 45-vjeçari e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.
Këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 35.000 lekë të rinj.
Ky është rasti i katërt, brenda dy javëve, gjatë të cilit Policia Rrugore e Tiranës arreston drejtues mjetesh që përdorin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta