Sholz: S’ka garanci se Rusia nuk do të sulmoje vende të tjera

3 Maj 2022 | 19:16

Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se askush nuk mund të marrë si të mirëqenë se Rusia nuk do të sulmojë vende të tjera.

Deklaratën e tij, Sholc e bëri teksa priti kryeministret e Finlandës dhe Suedisë, që kanë shprehur ambiciet për t’u anëtarësuar në NATO.

“Ishte e qartë për të gjithë ne se kufijtë nuk do të ndryshonin me anë të forcës dhe se sovraniteti duhej respektuar. Rusia e shkeli këtë ligj, ndaj dhe askush nuk mund të pranojë si të vërtetë se presidenti dhe qeveria ruse nuk do ta shkelin këtë ligj me dhunë në vende të tjera”, tha Sholc.

Gjatë takimit me kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson dhe kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, u diskutua për situatën e sigurisë në Evropë.

Në një intervistës për revistës ‘Stern’, Sholc tha se politikat e Putinit janë imperaliste dhe i cilëson vendet fqinje si oborrin e Rusisë.

“Ai kërkon të zgjerojë territorin dhe ndryshojë kufijtë me dhunë. Dëshpërimisht po kërkon të ri themelojë Rusinë e vjetër të lavdishme në një botë që ka ndryshuar”, tha kancelari gjerman.

Sipas Sholc qëllimi i presidentit rus është që të marrë pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore që sipas tij është e papranueshme.

Që prej kohës kur Rusia ka pushtuar Ukrainën, Finlanda dhe Suedi kanë marrë në konsideratë anëtarësimin në NATO, që do të shënojë ndryshim në politikat e ndjekura nga rajoni nordik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026