Shoqata e Biznesit Grek mban “IA Summit”: Aplikimi i IA në biznesin e përditshëm

24 Prill 2025 | 20:24

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, në partneritet me Accenture Greqi përcollën nga Piramida e Tiranës të dhëna dhe njohuri mbi mënyrat se si mund të transformohet biznesi, përmes Inteligjencës Artificiale. Në këtë event, morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës, të cilët u informuan  mbi mundësitë e shumta që ofron AI, dhe si mund të integrohen njohuritë teknologjike në operacionet e përditshme dhe zhvillimin e biznesit.

“Është një ide shumë e mirë organizimi i Business Summit këtu në Shqipëri. Besoj se po jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale. Çdo gjë ndikohet prej saj dhe do të ndikohet gjithmonë e më shumë në të ardhmen. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të udhëheqim organizatat e mëdha përmes kësaj ndryshimi të madh. Pas disa viteve të eksperimentimit me AI, tani jemi në një moment ku të gjithë po përpiqen të nxjerrin vlerë reale nga kjo rrugë transformimi. Ky është një udhëtim që nuk ka fund, dhe ne jemi vetëm në fillimin e tij. Por është një udhëtim emocionues, dhe besoj se ata që bëhen pjesë tani do të shohin përfitimet shumë shpejt”, tha Kyriacos Sabatakakis, drejtor menaxhues i Accenture nw Greqi.

Qëllimi i këtij eventi është të tregojë se si teknologjia e përparuar, e kombinuar me kreativitetin dhe inovacionin njerëzor, mund të përdoret në mënyra reale dhe me ndikim, duke i kthyer idetë në zgjidhje praktike dhe zhvillim.

“AI Business Summit është një iniciativë strategjike që pasqyron angazhimin e HBAA për të fuqizuar bizneset me zgjidhje të orientuara nga e ardhmja. Inteligjenca Artificiale nuk është vetëm një tendencë – ajo është një mundësues thelbësor i efikasitetit, inovacionit dhe konkurrueshmërisë afatgjatë. Përmes këtij samiti, synojmë të pajisim anëtarët dhe partnerët tanë me njohuri praktike dhe aplikime reale të AI që mund të shtojnë menjëherë vlerë në operacionet e tyre. Qëllimi ynë është i qartë: të ndihmojmë bizneset në Shqipëri dhe rajon të përqafojnë transformimin digjital dhe të eksplorojnë rritje të qëndrueshme përmes teknologjisë”, u shpreh presidenti i HBAA-së, Denald George Tafani.

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri është themeluar në tetor të vitit 2023, me misionin për të forcuar lidhjet investuese dhe për të promovuar partneritetet e biznesit ndërmjet të dy vendeve. Kompanitë anëtare të saj punësojnë mbi 6,000 njerëz, duke e bërë shoqatën, një kontribuuese të rëndësishëm në ekonomitë greke dhe shqiptare.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026