Shoqëria civile, sfidë apo dështim? Flasin qytetarët
Shqiptarët janë pyetur nga Barometri në Euronews Albania nëse shoqëria civile ka bërë sa duhet në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, lumenjve, natyrës e mjediseve të gjelbra dhe 55.8% e shqiptarëve mendojnë se shoqëria civile nuk ka bërë “ASGJË”, 31.2% e tyre janë shprehur “DISI” ndërsa vetëm 5.9% mendojnë se ka bërë “SHUMË”.
Lidhur me shërbimet komunitare dhe me grupimet e ndryshme në nevojë, 53.4% mendojnë se shoqëria civile nuk ka bërë “ASGJË”, 34.6% “DISI” dhe vetëm 4.8% mendojnë se ka bërë “SHUMË”.
Lidhur me monitorimin, transparencën dhe llogaridhënien e bashkive dhe qeverisë, 61% e shqiptarëve thonë se shoqëria civile nuk ka bërë “ASGJË”, 24.6% “DISI” dhe vetëm 2.1% thonë se ka bërë “SHUMË”.
Lidhur me fuqizimin e angazhimit qytetar në protesta ndaj çështjeve të ndryshme, 54.7% e shqiptarëve thonë se shoqëria civile nuk ka bërë “ASGJË”, 29.8% “DISI” dhe vetëm 3.7% mendojnë se ka bërë “SHUMË”.
Lidhur me ndërgjegjësimin e shoqërisë për fenomene problematike, probleme lidhur me shëndetin, apo grupe shoqërore që kanë nevojë për mbrojtje, 57.1% e shqiptarëve mendojnë se shoqëria civile nuk ka bërë “ASGJË”, 28.4% mendojnë se ka bërë “disi” dhe 3.7% e tyre mendojnë se ka bërë “SHUMË”.
Lidhur me denoncime publike për korrupsionin apo abuzimin me ligjin, 59% e shqiptarëve mendojnë se organizmat e shoqërisë civile nuk kanë bërë “ASGJË”, 30.3% mendojnë që janë angazhuar “DISI” dhe 2.9% e shqiptarëve mendojnë se këto organizma kanë bërë “SHUMË”.
Lidhur me informimin dhe ndërgjegjësimin mbi integrimin Evropian/ BE 53.1% e shqiptarëve mendojnë se shoqëria civile nuk ka bërë “ASGJË”, 32.7% mendojnë që është angazhuar “DISI” dhe vetëm 4.4% e qytetarëve thonë se ka bërë “SHUMË”.
Lidhur me të drejtat e fëmijëve e grave, 49.1% e shqiptarëve mendojnë se shoqëria civile nuk ka bërë “ASGJË”, 37% mendojnë që janë angazhuar “DISI” dhe vetëm 10.9% thonë se shoqëria civile ka bërë “SHUMË”.
Lidhur me të drejtat e Romëve, Egjiptianëve, etj. 56.9% e shqiptarëve thonë se shoqëria civile nuk ka bërë “ASGJË”, 28% mendojnë që organizmat e shoqërisë civile janë angazhuar “DISI” dhe vetëm 7% mendojnë se ka bërë “SHUMË”.
Lidhur me të drejtat dhe gjithëpërfshirjen e personave me Aftësi të Kufizuar/Ndryshe, 56.1% e shqiptarëve thonë se shoqëria civile nuk ka bërë “ASGJË”, 31.7% e tyre thonë “DISI” dhe vetëm 9.2% mendojnë se ka bërë “SHUMË”.
Lidhur me të drejtat e komunitetit LGBTI 25.7% e shqiptarëve thonë se shoqëria civile nuk ka bërë “ASGJË”, 14.5% thonë “DISI” dhe vetëm 4.9% mendojnë se ka bërë “SHUMË”.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera










